Meksikani pranon vrasjen e 1500 personave

01/08/2011 17:10

Policia në Meksikë thotë se një person i dyshuar si lideri i një karteli droge ka pranuar se ka urdhëruar vrasjen e 1500 personave.

Jose Antonio Acosta Hernandez, 33 vjec, dyshohet gjithashtu se ka qenë truri i sulmit ndaj një punonjëseje të konsullatës amerikane dhe bashkëshortit të saj, vitin e kaluar në Siudad Huarez.

Autoritetet deklarojnë se Hernandez është një figurë kyce në radhët e kartelit të Huarezit, që është edhe qyteti më i dhunshëm i Meksikës, me mbi 3 mijë të vrarë në vitin 2010.

I dyshuari, që njihet ndryshe me emrin El Diego, akuzohet se është lider i bandës La Linea, anëtarët e të cilës punojnë si vrasës me pagesë për kartelin e Huarezit.

Karteli në fjalë kontrollon një pjesë të madhe të drogës që trafikohet nga Siudad Huarez për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA