Libi, luftime mes rebelëve dhe ushtrisë
01/08/2011 20:25
Nisja e Muajit të Ramazanit nuk ka ndalur luftimet në Libi. Rebelët njoftuan luftime në afërsi të qytetit të Bregas.
Forcat e kryengritësve kanë avancuar drejt portit të naftës në Brega ku po zhvillohen edhe luftimet me besnikët e Gedafit.
Ndërkohë në një lagje perëndimore të Tripolit u dëgjuan disa shpërthime të fuqishme dhe një gazetar i AFP-së pohoi se një re e madhe tymi u ngrit më pas.
Nuk dihet nëse shpërthimet kanë qenë aksidentale apo me qëllim ndërkohë që autoritet ende nuk kanë dalë me një qendrim zyrtar.
Top Channel