Lampeduza, frikë për më shumë viktima

01/08/2011 20:15

Tragjedia e mbrëmjes së djeshme e klandestinëve në ujërat pranë ishullit të Lampeduzës në Itali, mund të marrë përmasa edhe më shumë tragjike.

Sipas dëshmive të klandestinëve të zbarkuar në brigjet italiane mbrëmjen e djeshme nga varka ku u mbytën 25 persona, gjatë rrugës së tyre kanë hasur të paktën 5 varka të tjera të mbushura me klandestinë. Por sipas autoriteteve italiane, asnjë prej këtyre varkave nuk ka mbërritur në brigjet siciliane.

Edhe autoritetet malteze mohojnë mbërritjen e tyre në brigjet e Maltës, ndërkohë që frika për fatin e klandestinëve rritet edhe më shumë pasi deti në ditët e fundit nuk ka qenë i qetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA