Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen urgjente, thirrur
nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në cilësinë e kryesuesit të
këtij Këshilli.
Sipas njoftimit për media, mbledhja e sotme adresoi situatën politike dhe të sigurisë në vend, duke analizuar në hollësi “veprimet e fundit legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e masave të reciporicitetit kundër Serbisë në pikat kufitare veriore dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
Mësohet, sipas EJL, se Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka aprovuar rekomandimet e mëposhtme për agjencitë shtetërore të sigurisë të Republikës së Kosovës.
“Këshilli i Sigurisë së Kosovës konsideron se veprimet e agjencive shtetërore të sigurisë së Republikës së Kosovës në veri të vendit, për sigurimin e zbatimit të masave reciproke tregtare me Serbinë, si dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit të Kosovës, janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thuhet
Këshilli i Sigurisë së Kosovës kërkon nga të gjitha agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës që të koordinojnë aktivitetet e tyre shumë ngushtë për të siguruar zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Top Channel