Japoni, radioaktiviteti në nivel rekord
01/08/2011 18:05
Nivele të larta radioaktiviteti janë zbuluar në akimulimet e një tubi shkarkimi, mes reaktorëve 1 dhe 2 të centralit të Fukushimës, barabartë me 10 sieverts në orë.
Lajmin e ka bërë të ditur TEPCO, kompania që menaxhon impiantin bërthamor të dëmtuar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.
I njëjti burim saktëson se nivelet e kaluara maksimale ishin regjistruar në 3 qershor, nga 3 deri në 4 sieverts për orë.
“Po punojmë për të verifikuar shkaqet përse ky nivel kaq i lartë radioaktiviteti”, ka deklaruar një zëdhënës i kompanisë japoneze.
Top Channel