Incident diplomatik për një kapucino
01/08/2011 18:10
Kryeministri britanik David Cameron, me pushime në Toskanë të Italisë, është përfshirë në një incident diplomatik vetëm për një kapucino.
Kamarierja e një lokali në Montevarki, ku dje shefi i Downing Street u ndal me bashkëshorten, ishte shumë e zënë me punë për t’i shërbyer.
Kështu, kur erdhi momenti për të bërë pagesën, kryeministri britanik është larguar pa i lënë bakshish kamarieres.
Ngjarja në fjalë ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike. E përditshmja “Daily Telegraph” ka publikuar një artikull në faqe të parë.
Top Channel