Gjermani, firmoset ligjit anti-bërthamor
01/08/2011 20:45
Presidenti i Gjermanisë, Christian Ëulff firmosi ditën e sotme ligjin që parashikon dhënien fund të programit bërthamor gjerman brenda vitit 2022.
Ligji ishte votuar fillimisht nga Bundestagu, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman më 30 qershor, e më pas nga Bundesrati, Dhoma e Përfaqësuesve rajonalë që më 10 korrik.
Ligji u propozua nga qeveria e Angela Merkel pas protestave të shumta që u mbajtën në vend pas incidentit bërthamor të Fukushimas në Japoni.
Top Channel