Brazil, trëndafila për viktimat e krimit
01/08/2011 21:00
Në Brazil aktivistë për paqen kanë gjetur një mënyrë të vecantë për të protestuar kundër kriminalitetit të lartë në këtë vend.
Të veshur me te zeza, ata kanë mbushur me trendafila të kuq një pjesë të plazhit të famshëm Kopakabana, për të kujtuar viktimat grupeve kriminale që prej vitit 2007.
Në këtë vit aktet e dhunës të grupeve kriminale, kryesisht të atyre të drogës, arritën kulmin duke sulmuar civilë në mes të qytetit, si dhe duke hapur zjarr ndaj forcave të policisë.
Pavarësisht se në vitet e fundit qeveria braziliane ka ndërmarrë një seri operacionesh që kanë shpërbërë kartelet kryesore të drogës, krimi në Brazil mbetet një problem serioz.
Top Channel