Borxhi, Obama: Arrihet pakti
01/08/2011 10:33
Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se demokratët dhe republikanët në
Kongres kanë arritur marrëveshjen për të parandaluar moslikuidimin e
borxhit.
Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet nga ligjvënësit në të dyja dhomat e Kongresit, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.
Obama u bëri thirrje ligjvënësve të të dyja partive të mbështesin marrëveshjen për të rritur në 14.3 trilionë dollarë kufirin e borxhit, një hap ky që do t’i lejonte qeverisë të paguajë faturat e saj dhe të shmangë moslikuidimin.
Top Channel