SHBA dënon dhunën në Siri

31/07/2011 20:50

“Jam i tronditur nga horrori dhe dhuna e përgjakshme e regjimit sirian që ka vrarë më shumë se 136 persona ditën e sotme”.

Ky ishte komenti i presidentit amerikane Barak Obama lidhur me ofensivën e fundit të ushtrisë siriane mbi qytetin Hama në veri të Sirisë, qytet ky i shndërruar në kryeqendrën e protestave kundër regjimit të presidentit Al Assad.

Në deklaratën e tij, presidenti Obama u referohet protestuesve që vendosën të dalin në shesh si kurajozë që kërkojnë ta shndërrojnë Sirinë në një vend më të mirë për ta dhe jetën e fëmijëve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA