Një marrëveshje mes Akademisë së Shkencave të Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë pritet të aktivizojë sërish Komisionin për Hartimin e Enciklopedisë, e cila u pezullua si pasojë e fyerjeve dhe të pavërtetave që përmbante lidhur me shqiptarët dhe vendbanimet e tyre.

Akademia shqiptare do të ofrojë ekspertët e saj për hartimin e një enciklopedia reale dhe serioze.

Hartimi i enciklopedisë maqedonase ka mbetur pezull dhe që nga dorëheqja e dy anëtarëve shqiptarë redaksia për enciklopedinë nuk ka mbajtur asnjë mbledhje lidhur me këtë cështje.

E përditëshmja në gjuhën shqipe në Maqedoni, Lajm, shkruan se Akademia e Shqipërisë do të ndihmojnë që shqiptarët të trajtohen ashtu sic duhet në enciklopedi dhe fyerjet e pranishme në botimin e parë të mos përsëriten.

Burimet e gazetës Lajm brenda Akademisë së Shkencave të Maqedonisë bëjnë me dije se ka një marrëveshje bashkëpunimi që pritet të firmoset mes Akademisë së Shkencave të Shkupit dhe Tiranës ku një vend të vecantë e zë enciklopedia.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet në Ohër brenda muajit shtator, thotë gazeta Lajm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA