Vietnam, zjarri u merr jetën 17 personave

30/07/2011 12:15

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ka rënë në një fabrikë këpucësh në veri të Vietnamit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave 21 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga flakët, që ranë në fabrikën e qytetit-port Hai Phong.

Mediat lokale citojnë një person të mbijetuar që thotë se shkëndijat e shkaktuara nga një operacion saldimi kanë ndezur catinë e fabrikës.

Materiali që po digjej është rrëzuar duke bllokuar daljen dhe duke mbajtur brenda viktimat, ka sqaruar dëshmitari.

“Shumë persona që ndodheshin në qendër të fabrikës së përfshirë nga flakët dhe tymi nuk arritën të largoheshin dhe u dogjën të gjallë”, ka treguar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA