Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se nuk ka më kthim prapa
dhe se aksioni i policisë në veri është bërë në baza
kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit
në gjithë Kosovën.
Gjatë një konference për media të zhvilluar sot pas takimit me shefin e EULEX-it, Ksavier But de Marnak, shefi i qeverisë së Kosovës theksoi se “nuk mund të lejohet përjetësisht që një pjesë e territorit të saj të mbetet “vrimë e zezë” jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë”.
Sipas Kosovapress, De Marnak ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi, duke thënë se zgjidhja e vetme për zgjidhjen e problemeve është dialogu.
“Të gjitha format e dhunës nuk do të tolerohen. E vetmja për zgjidhje është dialogu. EULEX-i si gjithmonë ka mbështetur vendosjen e kontrollit doganor në gjithë Kosovën”, tha shefi i EULEX-it.
Thaci akuza Beogradit
Disa dite me pare shefi i qeverise, Thaci akuzoi Serbine per dhunen e regjistruar ne veri, pas terheqjes se forcave speciale kosovare.
“Kjo situatë është shkaktuar nga
Beogradi dhe është për të ardhur keq që ndodh në momente bashkëkohore
dhe të integrimeve euro-atlantike”, ka deklaruar Thaci.
Më tej kryeministri ka shprehur bindjen se, “rendi do të vendoset së
shpejti dhe nuk do të ketë kthim në status kuo. Kemi marrë vendime të
drejta, që do të realizohen”.
Rezolute e Kuvendit te Kosoves
Kuvendi i Kosovës miratoi me 89 vota pro Rezolutën, përmes së cilës i jepet plotësisht mbështetje Qeverisë për vënien e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës
Kuvendi i ben thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.
Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës mbështet të drejtën kushtetuese të Qeverisë së Kosovës për ushtrimin e kontrollit të plotë në tërë territorin e shtetit, kërkon që të respektohen masat e reciprocitetit me Serbinë në të gjitha pikat doganore.
Top Channel