Presidenti serb, Boris Tadic ka deklaruar se operacioni i forcave
speciale ROSU në veri të Kosovës ka qenë i orkestruar nga Shtetet e
Bashkuara.

Tadic është shprehur se politika në Prishtinë drejtohet nga ambasadori amerikan Christopher Dell, i cili sipas tij jo pak herë ka bërë deklarata nacionaliste.

“Do të ishte e dobishme që ambasadori amerikan në Prishtinë të mos bënte deklarata që nxisin konflikte dhe të mos inkurajojë administratën kosovare të ndërmarrë aksione agresive”, ka deklaruar Tadic.

Presidenti serb ka nënvizuar se në bazë të ndikimit të politikës amerikane në Prishtinë do të varet edhe vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Sipas tij, pala serbe është e gatshme të kthehet në bisedime vetëm nëse gjendja në veri të Kosovës do të kthehet ashtu si ka qenë më parë.

“Ne dëshirojmë që ta vazhdojmë dialogun, por këtë do ta bëjmë atëherë kur situata të kthehet sic ishte para ndërhyrjes së forcave speciale”, ka nënvizuar Tadic.

Ai ka shtuar më tej se përgjegjëse për djegien e pikës kufitare në Jarinë janë struktura kriminale me bazë në Kosovë, të lidhura si me serbët ashtu edhe me shqiptarët.

Tadic: Nuk do të futemi në konflikt

Presidenti serb, Boris Tadic kritikon aksionin e forcave policore kosovare në pikat kufitare, por deklaron se Serbia nuk do të futet më në konflikt.

“Serbia nuk do luftë, por ne paralajmërojmë se përdorimi i dhunës dhe të gjitha mjeteve tjera të dhunës përfshin rreziqe jashtëzakonshme”, ka thënë Tadic, disa dite me pare.

Tadic, shprehu bindjen e tij se shumica e qytetarëve serbë nuk mbështesin thirrjet për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA