SHBA, Kongresi i ndarë për borxhin

30/07/2011 09:45

Kongresi amerikan është ndarë mes linjave partiake në një moment kur kërkon zgjidhje të ngërcit mbi rritjen e kufirit të borxhit kombëtar.

Dhoma e Përfaqësuesve kaloi një draft të republikanëve të propozuar nga kryetari John Boehner, por që dështoi menjëherë në Senatin me shumicë demokrate.

Lideri i Senatit, Harry Reid aktualisht është duke kërkuar një votim të një plani rival të propozuar prej tij.

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë një “default” të detyrimeve të tyre financiare nëse marrëveshja mbi borxhin federal nuk miratohet brenda dy gushtit.

Plani i Boehner përfshin rreth 900 miliardë shpenzime të shkurtuara dhe rritje të tavanit të borxhit me një shifër të përafërt.

Megjithatë, një gjë e tillë do të kërkonte një tjetër votim nga gjysma e vitit të ardhshëm dhe mbështetje për të ashtuquajturin “amendamenti i buxhetit të balancuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA