Pakistan, dhunë me sfond sektar

30/07/2011 10:10

Njëmbëdhjetë persona janë qëlluar për vdekje në një sulm me sfond sektar në qytetin pakistanez të Kuetës, në jug-perëndim të vendit.

Sipas policisë lokale, të gjitha viktimat mendohet të jenë anëtarë të minoritetit shiit mysliman të vendit.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia deklaron se persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një makine në afërsi të një stacioni autobusi, ku ndodheshin viktimat.

Kueta është kryeqyteti i shtetit të Balucistanit, në kufi me Afganistanin. Ekstremistët sunitë dhe ata shiitë përleshen vazhdimisht dhe kanë kryer sulme të rënda ndaj njëri-tjetrit në 20 vitet e fundit.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin e sotëm, por një fraksion i armatosur sunit akuzohet se ka orkestruar aktet e dhunës në vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA