Oslo, Breivik kishte objektiva të tjerë

30/07/2011 11:45

Pallati mbretëror norvegjez dhe selia e Partisë Laburiste ishin mes
shënjestrave të atentatorit ekstremist Anders Behring Breivik.

Kështu shkruan sot tabloidi norvegjez “Verdens Gang”, që citon prokurorin Paal-Frederik Hjort Kraby.

Sipas prokurorit, gjatë marrjes në pyetje nga policia, Breivik ka deklaruar se kishte në plan objektiva të tjerë, ndërkohë që më 22 korrik ishin vetëm lagjia qeveritare dhe ishulli Utoja.

Ndërkohë, sipas autoriteteve, mundësitë më të mëdha janë që autori i sulmit me bombë dhe armë zjarri të ketë vepruar i vetëm.

Policia norvegjeze nënvizon ndër të tjera se pas asaj që ndodhi niveli i rrezikut të terrorizmit në vend ka mbetur i pandryshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA