Norvegji, Breivik bashkëpunon me policinë
30/07/2011 21:50
Anders Breivik, autori i masakrës në Oslo dhe Utoya, po bashkëpunon me hetuesit dhe është më se i gatshëm për të folur.
Lajmin e ka bërë të ditur policia që nuk ka konfirmuar lajmet e mediave të cilat theksojnë se ndër objektivat e Breivik ishte edhe pallati mbretëror norvegjez së bashku me selinë e Partisë Laburiste.
Ditën e djeshme Breivik u mor në pyetje për 10 orë rresht.
Top Channel