Libi, NATO sulmon 3 transmetues satelitorë

30/07/2011 09:25

NATO ka njoftuar se ka kryer një seri sulmesh ajrore kundër tre transmetuesve satelitorë të televizionit libik me qëllim “heshtjen e kolonelit Muammar Gaddafi”.

Zëdhënësi i Aleancës, koloneli Roland Lavoie, ka saktësuar se në sulme janë përdorur raketa të telekomanduara.

“Objektivi është që t’i ndalojmë liderit të Libisë përdorimin e televizionit për të trembur dhe për të urdhëruar akte dhune ndaj popullit të tij”, ka deklaruar koloneli Lavoi.

Situata në Libi nuk ka pësuar ndonjë ndryshim së fundmi. Pavarësisht presioneve dhe sulmeve të ndërkombëtarëve, lideri Muammar Gaddafi vazhdon të refuzojë tërheqjen.

Këshilli i rebelëve, që humbi komandantin e tij ushtarak, ka marrë nën kontroll disa zona kyce të vendit, por Tripoli vazhdon të jetë nën kontrollin e trupave të kolonelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA