Komandanti i rebelëve u vra nga milicitë

30/07/2011 13:45

Një milici islamike është pas vrasjes së komandantit të rebelëve
libianë, gjeneralit Abdel Fattah Younes, që u qëllua për vdekje të
enjten.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i rebelëve, sipas të cilit gjenerali u vra nga anëtarët e Obaida Ibn Jarrah Brigade, një grup i lidhur me rebelët.

Gjenerali Younes kaloi në radhët e rebelëve në shkurt, pasi kishte shërbyer në radhët e regjimit që prej vitit 1969 kur koloneli Muammar Gaddafi erdhi në pushtet.

Ndërkohë, NATO thotë se ka bombarduar transmetuesit e televizionit publik libian gjatë natës. Aleanca thotë se ka neutralizuar tre transmetues satelitorë në kryeqytetin Tripoli, të cilët u goditën me raketa të telekomanduara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA