Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka vlerësuar si “të
domosdoshme” kthimin e rendit dhe sigurisë në veri të Kosovës.

Në një takim me ministrin e Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj, në Nju Jork, Ki Moon ka vlerësuar rolin e KFOR-it në përmbushjen e këtij synimi.

“Ftoj të gjitha palët që të kontribuojnë në qetësimin e situatës. Pavarësisht se në radhët e Këshillit të Sigurimit ka qëndrime të ndryshme për cështje të caktuara lidhur me Kosovën, të gjithë mbështesin paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar Ki Moon.

Numri një i OKB-së e ka vlerësuar si të rëndësishëm takimin me ministrin Hoxhaj, pasi ka dëgjuar qëndrimet e të dyja palëve pas atij të zhvilluar një ditë më parë me ministrin serb Vuk Jeremic.

Nga ana e tij, Hoxhaj ka bërë përgjegjës Beogradin për krijimin e tensioneve ndëretnike në veri, si dhe e ka informuar Ki Moon mbi problemet tregtare me Serbinë, e cila nuk njeh vulat doganore të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA