KFOR kontrollon Stefanovic dhe Bogdanovic
30/07/2011 14:25
Trupat amerikane të KFOR-it që po kontrollojnë pikat kufitare 1 dhe 31
kanë kontrolluar mbrëmjen e djeshme edhe negociatorin serb Borko
Stefanovic dhe ministrin për Kosovën, Goran Bogdanovic.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave dy zyrtarët po udhëtonin drejt Beogradit nga Mitrovica dhe janë ndaluar për pothuajse një orë nga trupat ushtarake.
Dy politikanët serbë e kanë përshkruar kontrollin si të tmerrshëm dhe janë shprehur se ky veprim nuk nderon KFOR-in dhe trupat amerikane në vecanti.
Stefanovic dhe Bogdanovic ishin drejtuar për në Beograd, për të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit serb, ku do të diskutohet situata në veri të Kosovës.
Top Channel