Policia në veri të Kalifornisë ka crrënjosur 460 mijë bimë narkotike dhe
ka arrestuar mbi 100 persona në operacionin më të madh kundër
kultivimit të marijuanës.
Autoritetet deklarojnë se kanë sekuestruar 680 kilogramë marijuanë të presuar, 27 armë zjarri dhe 11 automjete gjatë dy javëve operacion në Pyllin Kombëtar në Mendosino.
Plantacioni prej 900 mijë akër është pjesë e një zone të njohur si Trekëndëshi Smeraldtë, për shkak të numrit të madh të plantacioneve të marijuanës.
Operacionet e policisë janë pjesë e një fushate të gjerë për crrënjosjen e bimëve narkotike nga territoret publike.
Marijuana për përdorim mjekësor lejohet në Kaliforni nëse keni një leje për ta kultivuar, ose një recetë nga mjeku për ta blerë.
Por sherifi i kontesë Mendosino, Tom Allman ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që plantacioni i zbuluar të përdorej për qëllime të tilla.
Në të kaluarën, kartelet meksikane të drogës janë fajësuar për kultivimin e sasive të mëdha të marijuanës në Kaliforni, edhe pse mbi personat e arrestuar nuk është dhënë asnjë detaj.
Top Channel