Gujana, rrëzohet avioni me 150 pasagjerë

30/07/2011 15:00

Një avion është rrëzuar dhe është ndarë në dysh në momentet që po ulej në aeroportin e Xhorxtaunit, në Gujana, në Amerikën Latine.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë e huaja, sipas të cilave në bordin e avionit udhëtonin 150 pasagjerë, nga të cilët nuk ka pasur asnjë viktimë, por shumë të plagosur.

Avioni i linjës ajrore të Karaibeve ishte nisur nga Nju Jorku dhe sipas burimeve dyshohet që të jetë rrëzuar për shkak të motit me lagështirë.

Një grua, e cituar nga agjencitë e lajmeve, ka deklaruar se në fillim kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe më pas të gjithë pasagjerët që bërtisnin.

“Ishte një tmerr i vërtetë. Unë po i lutesha Zotit”, ka thënë ajo, ndërkohë që bashkëshorti i saj hapi derën e emergjencës dhe pasagjerët filluan të dilnin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA