“Është momenti që të veprojmë për amerikanët. Është momenti për një kompromis mbi rritjen e kufirit të borxhit”.
Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama në fjalimin e tij të përjavshëm radiofonik.
“Republikanët dhe demokratët duhet të tregojnë të njëjtën përgjegjësi që amerikanët tregojnë cdo ditë. Momenti për të vënë partinë të parën ka marrë fund”, ka deklaruar Obama.
Kongresi amerikan është i ndarë mes linjave partiake lidhur me cështjen e rritjes së kufirit të borxhit kombëtar.
Dhoma e Përfaqësuesve kaloi një draft të republikanëve të propozuar nga kryetari John Boehner, i cili dështoi më pas në Senatin me shumicë demokrate.
Shtetet e Bashkuara rrezikojnë një “default” të detyrimeve të tyre financiare nëse marrëveshja mbi borxhin federal nuk miratohet brenda dy gushtit.
Top Channel