Dëshmia e dhënë nga ish-presidenti amerikan Richard Nixon mbi skandalin “Watergate” do të publikohet pas më shumë se 36 vitesh.
Kështu ka vendosur gjyqtari Royce Lamberth, i cili ka pranuar kërkesën e historianit Stanley Kutler për të publikuar transkriptimin, për shkak të rëndësisë historike të tij.
Megjithatë, publikimi nuk do të bëhet derisa qeveria amerikane të shfrytëzojë të drejtën e saj për të apeluar vendimin.
Skandali politik detyroi Nixon të jepte dorëheqjen në vitin 1974. Nixon, i cili vdiq 17 vjet më parë, është i vetmi president që ka dhënë dorëheqjen.
Ai dëshmoi për dy ditë në qershor të vitit 1975 në Kaliforni, 10 muaj pas dorëheqjes së tij.
Gjyqtari Lamberth ka vendosur se interesi historik për transkriptimin me 297 faqe është më i rëndësishëm se ruajtja e tij si dokument sekret.
Top Channel