Bashkimi Evropian ka përsëritur sot apelin drejtuar Serbisë dhe Kosovës
për kthimin e qetësisë pas akteve të dhunës në “kufirin e përbashkët”.

“Të dyja palët duhet të dinë mirë se cfarë përbën rrezik për to”, thuhet në deklaratën e sotme të shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Aktualisht pikat kufitare 1 dhe 31 janë nën kontrollin e trupave të KFOR-it, që i ka shpallur ato zona të kufizuara ushtarake.

Ditën e djeshme Ashton deklaroi se, është përgjegjësi e Beogradit dhe Prishtinës që menjëherë të ulin tensionet dhe të vendosin rendin dhe sigurinë për të gjithë.

Ndërkohë, shqetësimeve për veriun u janë bashkuar edhe Britania me Gjermaninë, ministrat e Jashtëm të të cilave kanë nënvizuar se, marrëdhëniet fqinjësore janë jetike për perspektivën evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA