Spanjë, ikën Zapatero

29/07/2011 13:50

Zgjedhje të parakohshme në Spanjë me 20 nentor te ketij viti. Është vetë kryeministri socialist
Jose Luis Rodriguez Zapatero që ka njoftuar lajmin, për të cilin shtypi
fliste prej kohësh.

Zapatero, që tashmë ka humbur popullaritetin e tij, konsiderohet si një lider i dobët.

Aq i dobët sa që Partia Socialiste ka vendosur të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme me kandidaturën e ministrit aktual të Brendshëm, Alfredo Perez Rubalcaba.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në rënien e popullaritetit të Zapatero është edhe kriza ekonomike, që në Spanjë duket se po thellohet ashtu sikurse në Irlandë e Portugali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA