Poloni, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes
29/07/2011 16:50
Kryeministri polak Donald Tusk ka lajmëruar dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes, Bogdan Klich, pas përfundimeve të komisionit hetimor mbi avionin e rënë në prill të 2010-s në Smolensk, në Rusi, në bordin e të cilit ishte edhe presidenti Lech Kaczynski.
Sipas komisionit, aksidenti është shkaktuar ndër të tjera nga mungesa e organizimit të fluturimeve dhe nga mungesa e stërvitjes së pilotëve.
Ministri i ri i Mbrojtjes do të jetë polaku Tomasz Siemioniak.
Top Channel