Kongo, përplasen barkat, mbi 100 të vdekur
29/07/2011 15:45
Më shumë se 100 persona kanë mbetur të vrarë në një aksident që ka ndodhur gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, mes dy barkave në një lumë në provincën ekuatoriale të Republikës Demokratike të Kongos.
Lajmin e ka bërë të ditur një i mbijetuar. Alfred Lompaka ka theksuar se barkat transportonin më shumë se 200 persona dhe deri tani janë vetëm 83 të mbijetuar.
Sipas një tjetër dëshmitari, mjetet lundronin në errësirë pa drita.
Autoritetet lokale nuk kanë konformuar numrin e viktimave.
Top Channel