Komanda e KFOR-it ka njoftuar se situata në pikat kufitare 1 dhe 31 në
veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pavarësisht se nata që
kaloi ka qenë e qetë.

Përmes një komunikate për shtyp, komanda e udhëhequr nga gjenerali Erhard Byhler bën të ditur se rregullat mbi gjendjen e këtyre dy pikave nuk kanë ndryshuar.

Ato vazhdojnë të konsiderohen zona ushtarake të kufizuara dhe kalimi i kufirit për kamionët dhe makinat e mëdha nuk lejohet.

Makinat e vogla, saktësohet në komunikatë, do të lejohen të kalojnë kufirin por do t’u nënshtrohen kontrolleve dhe drejtuesit e tyre do të jenë vetë përgjegjës për sigurinë.

“Në portën 31 në Bërnjak kontrollet janë shumë të rrepta për arsye sigurie”, thuhet më tej në komunikatën për shtyp të KFOR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA