Incidenti ajror, Polonia fajëson Rusinë

29/07/2011 12:25

Një raport i hetuesve polakë ka shpallur pjesërisht fajtore Rusinë për
incidentin ajror të vitit të kaluar ku humbi jetën presidenti i
atëhershëm, Lech Kazynski.

Në raport thuhet se gabimi i pilotit ishte arsyeja kryesore e incidentit, por kontrollorët ajrorë dhe ndricimi i dobët në Smolensk kanë qenë gjithashtu motive.

Nga rrëzimi i avionit humbën jetën 96 persona dhe ngjarja ka qenë burim tensioni mes dy vendeve. Më herët ka qenë Rusia që ka fajësuar ekuipazhin polak për incidentin e prillit 2010.

Raporti i qeverisë së Varshavës thotë se ndricimi i aeroportit ishte “difektoz dhe jo i plotë”, ndërsa koordinatat e pistës u janë dhënë në mënyrë të gabuar pilotëve.

Të gjithë personat në bord, mes të cilëve autoritete të larta ushtarake dhe politike të Polonisë, humbën jetën kur avioni po ulej në tokë, në një moment mjegulle të dendur.

Ata po shkonin për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore për viktimat e Katinit, ku 20 mijë oficerë polakë u masakruan nga forcat sovietike në vitin 1940.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA