Egjipt, dhjetra mijëra në Sheshin Tahrir

29/07/2011 14:45

Dhjetra mijëra persona janë mbledhur në Sheshin Tahrir, në Kajro, pas
thirrjes së parë të liderëve islamikë për protesta mbarëkombëtare që nga
rënia e presidentit Hosni Mubarak në muajin shkurt.

Protestuesit, shumica e të cilëve mbështetës të Vllazërisë Myslimane, bëjnë thirrje për një shtet islamik dhe për ligjin Sharia.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se manifestimet do të jenë një problem serioz për laikët.

Vllazëria Myslimane është forca politike më e organizuar në Egjipt, pavarësisht se nuk luajti një rol kyc në revolucionin e pesë muajve më parë.

Tensionet janë rritur ndjeshëm në Egjipt mes islamikëve dhe grupeve laike, që po kalojnë tranzicionin demokratik në vendin me popullsinë më të madhe në botën arabe.

Grupet liberale më parë kërkojnë garanci për një kushtetutë që do të mbrojë lirinë fetare dhe të drejtat e njeriut, ndërsa islamikët kërkojnë sa më parë zgjedhje dhe njohjen e Islamit, në shtetin e ri egjiptian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA