Breivik kishte projektuar sulme të tjera

29/07/2011 15:00

Vrasësi norvegjez Anders Behring Breivik kishte projektuar sulme të
tjera në ditën kur kreu masakrën që u mori jetën 76 personave.

Lajmin e bën të ditur një gazetë norvegjeze, që i referohet avokatit të 32-vjecarit, i cili flet për “projekte me përmasa të tjera”.

Ndërkohë, një ish-aktivist nga English Defense League ka pranuar për herë të parë se ka frymëzuar me blogun e tij “Rikard Zemër Luani” ideologjinë ekstremiste dhe anti-islamike të Breivik.

Paul Ray, lider i lëvizjes “Templarët e Rilindur”, ka pranuar se ka qenë “tutori” i Breivik në një intervistë për “Times” të dhënë nga Malta, ku është arratisur nga frika e arrestimit në Britaninë e Madhe, për nxitje të urrejtjes racore.

Ndërkohë, mësohet se Anders Behring Breivik do t’i nënshtrohet një kontrolli mendor për të verifikuar nëse autori i masakrave të së premtes së kaluar ka qenë i aftë të kuptonte dhe të dëshironte kryerjen e veprimeve të tij.

Ekspertiza do të kryhet nga dy psikiatër të thirrur për të hartuar një raport që do të dorëzohet brenda nëntorit, ka bërë të ditur prokurori Paal-Fredrik Hjort Kraby në një konferencë për shtyp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA