Që kur Kosova ndaloi importimin e mallrave me vula të institucioneve të Serbisë, bizneset nga Kosova po mundohen të gjejnë furnizime nga vendet e tjera.

Sylejman Konushevci është prodhues i vajit në Kosovë. Ai thotë se me lëndë të parë është furnizuar nga Bullgaria dhe Rumania dhe se tani, duke e parë që do të ketë mungesë të vajit, i cili është importuar nga Serbia, po shikon mundësinë e rritjes së prodhimit për të mbushur boshllëkun.

Shqipëria, paraqitet si një nga vendet prej ku mund të rrisë kapacitetin e prodhimit.

“Kemi nënshkruar kontrata me disa kompani të prodhimit të vajit në Shqipëri”, shprehet Konushevci

Të premten, bashkë me dhjetëra biznesmenë të tjerë, iu bashkuan një debati të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, nga Shqipëria.

Qëllimi i marrëveshjes është lehtësimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve, pas bllokadës nga Kosova të mallrave serbe.

“Kjo marrëveshje ka qëllim që të lehtësojë mungesën e produkteve në tregun e Kosovës dhe kjo do të ndikojë në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve tona”, deklaroi Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.

Qeveria më 20 korrik mori vendim që të gjitha produkteve me vula doganore të Serbisë t’u ndalohet hyrja në Kosovë. Radhë të gjata ishin krijuar në Mërdare nga kamionët, të cilët vazhduan të qëndrojnë për disa ditë duke pritur për ndryshim të situatës, por pavarësisht kësaj, tashmë të gjithë janë kthyer mbrapsht për në Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA