SHBA 2012, Obama bie në sondazhe
28/07/2011 21:25
Nëse zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbaheshin sot, presidenti Barack Obama do të kishte vështirësi serioze për të siguruar mandatin e dytë.
Kështu thotë një sondazh i kryer në të gjithë vendin dhe i publikuar nga mediat më prestigjoze amerikane.
Sipas sondazhit, vetëm 41 për qind e 1.501 të të intervistuarve do ta votonin presidentin në ikje, ndërsa 40 për qind do të zgjidhnin një kandidat republikan.
Marzhi i gabimit, sipas institutit që ka kryer sondazhin, Peë Research Center, është pak a shumë 2.5 për qind.
Momenti kur presidenti Barack Obama pati një rritje të mbështetësve të tij ka qenë pas vrasjes së kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden, më 2 maj 2011.
Top Channel