Pas Oslos, shqetësim për lëndët kimike

28/07/2011 19:10

Një zyrtar i BE-së ka deklaruar se blerja e materialeve si ato të përdorura nga Anders Behring Breivik për bombën e tij në Oslo mund të mos jenë më këmbana alarmi për sigurinë në BE.

Tim Jones, një zyrtar i anti-terrorizmit, ka deklaruar se në BE po hartohen rregulla të reja për të kufizuar shitjen e produkteve kimike si nitrati i amonit dhe peroksidi i hidrogjenit, që mund të përdoren për të ndërtuar bomba.

Por nga ana tjetër Jones ka nënvizuar se legjislacioni i ri po has vështirësi për shkak se të ashtuquajturat substanca kimike pararendëse në disa raste lejohen me ligj.

Zoti Jones ka folur në një takim të jashtëzakonshëm të ekspertëve të anti-terrorizmit në Bruksel, të cilët kanë ekzaminuar mundësitë mbi një mësim të mundshëm që mund të nxirret nga sulmet në Norvegji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA