Përplasja e trenave prej një semafori të prishur

28/07/2011 12:00

Autoritetet kineze zbuluan se shkaku i përplasjes fatale mes dy trenave
të shpejtesise të lartë në afërsi të Uenzhout, ne lindje te Kines ishin
nje semafor i prishur.

Te pakten 39 persona humben jeten dhe 200 te tjere u plagosen  te shtunen pas perplasjes se dy trenave. Gjashte vagone dolen nga shinat dhe kater te tjere rane nga ura.

Kryeministri kinez, Uen Xhiabao qe vizitoi vendin e aksidentit u zotua se do te denoje pa meshire pergjegjesit.
“Zhvillimi i vendit eshte per njerezit, kesisoj gjeja me e rendishme eshte jeta e tyre”. Me heret ai u zotua se do të ndërmarre hapa për përmiresimin e kushteteve te sigurise ne rrjetin e trenave te shpejtesise se larte.Aksidenti u rregjistrua kater vjet pasi trenet e shpejtesise te larte nisen te funksionojne ne Kine. Ekspertet kundershtuan ndertimin e hekurudhes me te gjate te trenave me  te shpejte ne bote, duke e lidhur kete me kushtet e sigurise.

Korrepondenti i BBC-se ne Uenzhou tha se eshte e veshtire per te zbuluar te verteten si pasoje e mungeses se transparences dhe pergjegjesise. Sipas tij, ndertimi i rrjetit hekurdhor eshte bere shume shpejt dhe kushtet e sigurise rrezikuan te gjithe procesin. Ne fakt aksidenti ka ndezur indinjaten publike. Shume prej familjareve te viktimave, ku mes te cileve ishin edhe dy amerikane dhe nje italiane e akuzuan qeverine per arrogance, mbulimin e permasave te verteta te ngjarjes dhe nuk pranuan asnje kompensim. Autoritetet i kerkuan reportereve te tregojne histori per “dashurine e madhe perballe katastrofave te tilla”. Disa media u urdheruan te mos marrin ne pyetje zyrtaret e rrjetit hekurudhor, ndersa disa gazeta publikuan editoriale, permes te cileve kritikuan ministrine e hekurudhave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA