Libi, rebelët tërheqin gjeneralin Younes

28/07/2011 21:50

Përfaqësues të rebelëve libikë kanë thirrur nga fronti gjeneralin Abdel Fattah Younes, që po udhëheq fushatën ushtarake ndaj kolonelit Muammar Gaddafi.

Lajmin e kanë bërë të ditur sot burime pranë këshillit të rebelëve, sipas të cilave është ende e paqartë arsyeja e thirrjes së gjeneralit.

Abdel Fattah Younes ka qenë ministër i Rendit Publik dhe braktisi kolonelin për t’iu bashkuar rebelëve në protestat që nisën në muajin mars.

Zëra të pakonfirmuar flasin për dyshime se gjenerali ka filluar një seri kontaktesh sekrete me regjimin e kolonel Gaddafi-t.

Ndërkohë, ditën e sotme rebelët libianë arritën të marrin nën kontroll një zonë të rëndësishme, atë të një qyteti në kufi me Tunizinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA