Kamarierja e hotelit të Nju Jorkut që akuzon ish-kreun e FMN Dominique Strauss Kahn për tentativë dhunimi mund të ngrejë një padi civile nëse prokurorët nuk do të bëjnë ndjekje penale, ka bërë të ditur avokati i saj.
Zyra e prokurorit të Manhatanit ka njoftuar publikisht se ka dyshime mbi besueshmërinë e akuzave të Nafissatou Diallo.
Në paraqitjen e parë publike të saj, Diallo foli për dhembjen që kjo cështje i kishte shkaktuar asaj dhe familjes së saj.
“Cfarë kërkon ajo është drejtësi dhe nëse prokurorët nuk do ta cojnë këtë cështje në gjyq, atëherë do të na duhet ta kërkojmë vet dhe ajo që mendojmë ne është dërgimi i cështjes përpara një jurie”, ka dekalruar avokati Kenneth Thompson.
I pyetur nga gazetarët se kur mund ta nisin këtë procedurë, avokati është përgjigjur: “Shpejt, shumë shpejt”.
Të mërkurën, Diallo dhe avokati i saj u takuan me prokurorët për tetë orë. Ky ishte takimi i tyre i parë që kur zyra e prokurorit deklaroi se kishte dyshime mbi besueshmërinë e kamarieres.
Dyshimet lindën për shkak të deklaratave të rreme të saj mbi aplikimin për azil dhe pas publikimit të një bisede telefonike mes saj dhe një miku të saj në një burg të Arizonës.
Top Channel