Finlandë, arrestohet “binjaku” i Breivik

28/07/2011 19:20

Policia në Finlandë deklaron se ka arrestuar një 18-vjecar në zotërim të lëndëve kimike që mund të përdoren për të ndërtuar bomba.

Sipas burimeve, shtëpia e të riut është bastisur nga forcat speciale pas zbulimit të 10 kilogramëve nitrat amoni, që kishte mbërritur tek ai nga Polonia.

Megjithatë, policia finlandeze ka saktësuar se nga hetimet nuk ka rezultuar ndonjë lidhje mes 18-vjecarit dhe norvegjezit Anders Behring Breivik.

Ky krahasim është bërë pasi atentatori norvegjez, që vrau 76 persona, bleu po ashtu nga Polonia lëndët me të cilat ndërtoi bombën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA