Rebelët afganë kanë kryer një sulm të ngjashëm me atë të norvegjezit Anders Behring Breivik, që më 22 korrik vrau 76 persona.
Talebanët kanë sulmuar me armë dhe bomba qytetin jugor Tarin Kout, në provincën e Uruzganit, duke lënë pas 22 të vdekur.
Autoritetet lokale deklarojnë se aktet e dhunës përfshinë tre sulme vetëvrasëse, të ndjekura nga të shtëna armësh zjarri në një treg.
Sipas burimeve, tetë atentatorët janë vrarë nga reagimi i forcave të sigurisë, ndërkohë që mes viktimave është edhe një korrespondent i BBC-së.
Guerrilasit talebanë kanë marrë përsipër autorësinë e sulmit, që vjen si pasojë e rritjes së akteve të dhunës në Afganistan.
Nga ana tjetër, komanda e NATO-s ka njoftuar se po u siguron mbështetje ajrore trupave afgane në qytetin Tarin Kout.
Ndërsa shërbimet afgane të inteligjencës deklarojnë se një bombë shpërtheu pranë zyrës së guvernatorit dhe tjetra pranë zyrave të një agjencie sigurie, pronë e një komandanti milicie. Ndërsa bomba e tretë nuk dihet ende ku ka shpërthyer.
Top Channel