Siri, forcat e sigurisë vrasin 8 vetë

27/07/2011 18:25

Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën tetë persona në një sulm në qytetin e Kanakerit, në afërsi të kryeqytetit Damask.

Lajmin e kanë bërë të ditur aktivistë të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas këtij grupi, banorët u përpoqën të bllokonin rrugët duke djegur goma dhe duke hedhur gurë për të ndaluar trupat dhe tanket që avanconin.

Shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa shumë të tjerë janë arrestuar, nënvizojnë burimet.

Presidenti Bashar al Assad po përdor ushtrinë për të shtypur revoltat popullore që shpërthyen për herë të parë në muajin mars.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se rreth 1400 civilë dhe 350 agjentë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën gjatë 4 muajve protesta.

Qeveria e presidentit Assad, që ka refuzuar apelet për t’u tërhequr, i cilëson protestuesit si terroristë dhe ekstremistë të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA