Paniku në Oslo, alarmi rezultoi fals

27/07/2011 11:05

Rezultoi fals alarmi i sotëm në qendër të Oslos, pesë ditë pas atentatit
të dyfishtë që shkaktoi një masakër të vërtetë me autor një person të
vetëm, Anders Behring Breivik.

Për disa orë më radhë transporti publik në Oslo u ndërpre për shkak të evakuimit të stacionit qendror, për shkak të një valixheje të dyshuar.

Policia, zjarrfikësit dhe autoambulancat po largohen nga zona.

Ne kerkim 42-vjecari me probleme

Policia nderkoi njoftoi kerkimin e një personi, psikologjikisht të paqëndrueshëm, i cili mund imitonte aktin e Breivik.

Por mësohet se ky person rreth 42 vjec nuk ka lidhje me 32-vjecarin. Ky
person ka dalë nga burgu vetëm dy ditë më parë. Ndodhej pas hekurave
sepse kishte sulmuar policinë dhe kishte kërcënuar agjentët.

Tjeter akuze per Breivik

Policia norvegjeze mendon të ngrejë një tjetër akuzë kundër Anders
Behring Breivik, autorin e ngjarjeve në Oslo dhe Utoja, ku humbën jetën
76 persona.

Sipas prokurorit Kristian Hatlo, i cituar nga gazeta“AftenPosten”, kjo
do të mbështetet në një normë të re të kodit penal, e cila parashikon
dënimin me 30 vjet burg, ndërsa akuza e mëparshme për terrorizëm ishte
21 vjet heqje lirie.

Hatlo i tha të përditshmes norvegjeze se akuzat e reja që do të ngrihen
mbi ligjin e 2008, mbetet e vetmja mundësi. Ndërsa avokati i tij, në një
konferencë për shtyp, tha se e gjithë çështja tregon se klienti i tij
është i papërgjegjshëm, por është ende herët për të kërkuar shpalljen e
saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA