Pas atentatit të dyfishtë të së premtes,vepër e 32-vjecarit, tashmë më
të famshëm në botë, Anders Behring Breivik, kryeqyteti norvegjez Oslo
sërish është përfshirë nga paniku.
Sipas informacioneve të fundit policia ka evakuuar një pjesë të stacionit qendror, pas gjetjes së një valixheje të dyshimtë.
“Një valixhe pa pronar u gjet pranë binarit numër 19. Zona përreth është evakuuar dhe për momentin është ndaluar qarkullimi i trenave dhe autobusëve”, thotë zëdhënësi i transportit hekurudhor në Oslo.
Ne kerkim 42-vjecari me probleme
Policia po kërkon një person, psikologjikisht të paqëndrueshëm, i cili ka mundësi që të imitojë aktin e Breivik, i cili të premten shkaktoi vdekjen e 76 personave.
Por mësohet se ky person rreth 42 vjec nuk ka lidhje me 32-vjecarin. Ky person ka dalë nga burgu vetëm dy ditë më parë. Ndodhej pas hekurave sepse kishte sulmuar policinë dhe kishte kërcënuar agjentët.
Tjeter akuze per Breivik
Policia norvegjeze mendon të ngrejë një tjetër akuzë kundër Anders Behring Breivik, autorin e ngjarjeve në Oslo dhe Utoja, ku humbën jetën 76 persona.
Sipas prokurorit Kristian Hatlo, i cituar nga gazeta“AftenPosten”, kjo do të mbështetet në një normë të re të kodit penal, e cila parashikon dënimin me 30 vjet burg, ndërsa akuza e mëparshme për terrorizëm ishte 21 vjet heqje lirie.
Hatlo i tha të përditshmes norvegjeze se akuzat e reja që do të ngrihen mbi ligjin e 2008, mbetet e vetmja mundësi. Ndërsa avokati i tij, në një konferencë për shtyp, tha se e gjithë çështja tregon se klienti i tij është i papërgjegjshëm, por është ende herët për të kërkuar shpalljen e saj.
Top Channel