Inteligjenca: Breivik s’ka lidhje me ekstremin e djathtë

27/07/2011 13:05

Shefja e shërbimeve Sekrete të Norvegjisë, Jane Kristiansen i tha BBC-së
se deri tani nuk ka asnjë fakt që e lidh Anders Behring Breivik me
ekstremin e djathtë në Norvegji apo vende të tjerë.

32-vjecari pranoi se ishte autori i sulmit me bombe dhe atij ne Utoja ku humben jeten 76 persona. Kristiansen eshte e bindur se ai veproi teresisht i vetem, madje hodhi dhe dyshime per deklaraten e avokatit te Breivik, se ai nuk eshte mire psiqikisht. Sipas saj, Breivik kishte llogaritur cdo gje, teresisht i perqendruar ne cfare synonte te bente.

“Nuk kemi asnje te dhene se ai eshte pjese e nje organizate me te madhe, apo nese ka qene I lidhur me celula te tjera apo nese ka te tilla”. Por pavaresisht ketij pohimi, ajo tha hetimet po vazhdojne edhe per kete piste.

“Ndersa sa i takon aktivisteve te ekstremit te djathte ne Britanine e Madhe apo vende te tjera- tha ajo- jemi ne lidhje te ngushte me sherbimet simotra ne Europe, Amerike e gjetke”.Breivik nje antimysliman ekstremist perballet me akuzen per terrorizem, ndersa policia po shqyrton mundesine per ta akuzuar per krime kunder njerezimit, cka mund ta lere prapa hekurave per 30 vjet.

Mediat kane publikuar foto te burgut, ku me shume gjase do te vuaje denimin Breivik. Ai ndodhet brenda nje pylli dhe eshte shume modern, me televizor dhome muzike dhe salle vrapimi. Burgu i Haldenit, apo ai me pese yje sic shkruajne mediat, ndodhet disa kilometra larg Oslos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA