Britania dëbon stafin diplomatik libian

27/07/2011 13:45

Britania e Madhe debon stafin e mbetur te ambasades se Libise ne Londer,
si pjesë e përpjekjeve për të shtuar presionin kundër regjimit të
Kolonelit Muamar Gedafi. Foreign Office ia komunikoi lajmin te
ngarkuarit me pune te Libise. 

Omar Jelbanit iu kerkua  te largohej nga vendi pas sulmit ne rezidencen britanike ne kryeqytetin e Libise, Tripoli.

“Ne thirrem te ngarkuarin me pune mengjesin e sotem ne Foring Ofis dhe e informuam se ai dhe diplomate te tjere nga rregjimi Gedafit duhet të largohen nga Britania e Madhe. Ne nuk i njohim me ata si perfaqesuesit e Qeverise Libiane”, thanë zyrtarët.

Ambasadori libian u debua ne muajin maj ndersa ambasada britanike ne Tripoli pezulloi te gjithe veprimtarine ne muajin shkurt. Sekretari i Jashtem britanik, Uilliam Hejg ftoi keshillin e opozites libiane per te emeruar nje te tjeter perfaqesues diplomatic ne Londer.

Në Libi vazhdojnë luftimes mes kryengritesve dhe besnikeve te kolonelit Muamar Gedafi, pese muaj pas nisjes së revoltes kunder rregjimit 42 vjecar te Muamar Gedafit. Nga ana tjeter NATo vazhdon te mbikeqyre zonen e ndalim-fluturimit ne te gjithe vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA