SHBA, deputeti dorëhiqet pas skandalit seksual

26/07/2011 21:40

Një deputet demokrat i Oregon, David Wu, ka lajmëruar se do të japë dorëheqjen pasi është akuzuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën 18 vjeçare të një mikut të tij, njëkohësisht donator demokrat.

Wu, që mohon faktet, është shprehur i gatshëm të luftojë deri në fund për të treguar se akuzat janë të pabazuara dhe për të qenë i lirë që të mbrohet ka lënë detyrën.

Dorëheqja hyn në fuqi ditët në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA