Teksas, masakër me armë zjarri, 5 viktima

24/07/2011 09:10

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga një breshëri arme zjarri të qëlluar në një ceremoni festive në Teksas.

Sipas policisë lokale, të shtënat ndodhën pas një sherri verbal të regjistruar gjatë festës, në qytetin Grand Preiri, në afërsi të Dallasit.

Personi i armatosur është mes viktimave, pasi qëlloi veten pasi masakroi pjesëmarrësit në eveniment, bëjnë të ditur burimet.

Detajet e ngjarjes janë ende të vakëta, por megjithatë policia dyshon se sherri i nisur kishte të bënte me marrëdhënien mes autorit të masakrës dhe bashkëshortes së tij.

“Duket se është një krim i motivuar në ambjente familjare. Ky është zbulimi ynë i parë dhe duket se i dyshuari vdiq pasi qëlloi veten”, ka deklaruar për “Reuters” zëdhënësi i policisë, Steve Dye.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA