Kinë, përplasen dy trena, mbi 30 viktima

24/07/2011 09:30

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur pasi dy trena të shpejtësisë së lartë u përplasën me njëri-tjetrin në lindje të Kinës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale. Dy vagonë treni ranë nga një urë vetëm pak caste pasi dolën nga binarët, në provincën Zhejiang.

Agjencitë kineze raportojnë se një nga trenat ndaloi për shkak të humbjes së ndricimit dhe më pas u godit nga treni tjetër që po vinte pas.

Skuadrat e shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes, në afërsi të qytetin Shuangiu, saktësojnë burimet mediatike.

Ende nuk dihet sa persona ndodheshin në trena në momentin e përplasjes, por agjencia e lajmeve “Xinhua” thotë se secili tren mund të mbajë 100 vetë.

Lajmet paraprake flisnin se një tren i tipit “plumb” kishte dalë nga binarët, por më vonë një televizion lokal njoftoi se treni i parë ishte detyruar të ndalonte pasi humbi energji për shkak të një incidenti elektrik dhe më pas u përplas nga treni tjetër, impakt që solli rrëzimin e dy vagonëve nga një urë e lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA